Qeveria e humbi votëbesimin

Pas humbjes së mbështetjes së Qeverisë PDK- LDK të premten në Kuvend, duket qartë se kjo Qeveri nuk ka autoritet të mjaftueshëm të vazhdojë më tutje. Ekspertët konsiderojnë se ky votim do ta përçajë koalicionin, sepse pretendojnë se deputetët e PDK-së, kundër kanë votuar me qëllim. Tani, pritet që deputetët e LDK-së, të hakmerren dhe këtë gjë mund ta bëjnë në kohën kur Hashim Thaçi do të kërkojë të bëhet president.

Bile Thaçi për mosvotimin e Gjykatës Speciale deputetët e vet i ka quajtur të padijshëm, që në masë të madhe ka ngritur tensionet. Dhe këtu më në fund duhet të bindet edhe bashkësia ndërkombëtare se Thaçi nuk e ka fuqinë që e proklamon, dhe se është figurë e shpenzuar, dhe se Kosovës i duhet një klasë e re politike. Analisti Ilir Fetahu thotë se 13 deputetët e PDKsë, që kanë votuar kundër Gjykatës, nuk është e rastësishme dhe kjo gjë mund ta lëkund Qeverinë./kosova sot/

Më Shumë

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Lajmet e Fundit