14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

21 vite burg për shqiptarin që financonte grupet terroriste

Një shqiptar i akuzuar që prej një viti për lidhje me terrorizmin është dënuar përfundimisht me mbi 20 vjet burg nga gjykata amerikane.

I dënuari është shqiptari 31 ­vjeçar Agron Hasbajrami, shtetas shqiptar rezident në Bruklin të Nju Jorkut. Ai u shpall fajtor nga gjykata amerikane dy ditë më parë më 26 qershor, për mbështetje me materiale të terroristëve.

“Reuters” shkruan se, një pjesë të marrëveshjes për t’u vetëshpallur fajtor, Hasbajrami pranoi që të dëbohet nga SHBA-të pas kryerjes së dënimit.

Sipas hetimeve dhe dokumenteve që u paraqitën në gjyq, në shtator të vitit 2011, Hasbajrami tentoi që të udhëtonte në një pjesë të Pakistanit, ku gjenden grupe tribale dhe rebele për t’iu bashkuar grupeve militante atje.

Ai gjithashtu, ka financuar grupe të caktuara terroriste në Pakistan dhe Afganistan me transferta parash, që shkonin deri në 1000 dollarë.

Sipas faksimiles së çështjes së Hasbajramit në faqen e FBI-së, publikuar më 26 qershor 2015, në ndjekje të qëllimit të tij për të marrë pjesë në xhihad, ai ka shkëmbyer mjaft mesazhe elektronike me pjesëtarë të grupeve terroriste, përgjegjëse për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme.

Më Shumë

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit