Pakistan: Nga sulmet ajrore janë vrarë 23 militantë

Ushtria e Pakistanit thotë se me sulme ajrore i ka vrarë 23 militantë të dyshuar, në rajonin e trazuar fisnor afër kufirit me Afganistanin.

Në shënjestër të sulmeve të sotme ishin rajonet Khyber dhe Vaziristani Verior. Nga zyrtarët pakistanezë, këto sulme janë përshkruar si pjesë e fazës finale të ofensivës së gjatë njëvjeçare kundër talibanëve.

Ushtria pakistaneze thotë se prej verës së kaluar, kur ka filluar kjo ofensivë, janë vrarë më se 2,700 militantë.

Në një kumtesë në fillim të këtij muaji, ushtria pat theksuar se ofensiva ka rezultuar me rrënime të madhe të dhunës.

Nga ana tjetër, nga një sulm me raketë në një pikë të kontrollit në Vaziristanin Verior, është vrarë një ushtar dhe janë plagosur tre të tjerë.

Kështu, gjatë ofensivës së deritashme pakistaneze, janë vrarë edhe 348 ushtarë të këtij vendi.

Të dhënat është vështirë të verifikohen në mënyrë të pavarur, për shkak se në hapësirën e ofensivës nuk lejohet hyrja e gazetarëve.

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit