19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Vjosa Osmani: Vazhdoi ‘demokracia’ e aklamacionit në LDK!

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku u votua Kryesia e re e kësaj partie.

Statuti i LDK-së (Neni 23.7) kërkon që deputetet që s’janë anëtarë të Këshillit te Përgjithshëm të ftohen në Mbledhjet e Këshillit dhe te marrin pjese pa te drejte vote, por me te drejte diskutimi. Në kundërshtim me këtë norme statutare dhe te gjitha praktikat e mëhershme, sot, deputetet qe nuk janë anëtarë te KP, nuk u ftuan e as njoftuan për mbledhjen e këtij Këshilli. Edhe sot vazhdoi ‘demokracia’ e aklamacionit, metode kjo e eliminuar nga praktikat e vendeve demokratike para shume dekadash.

Ja teksti i plote i nenit 23.7 te Statutit:

Në punën e Këshillit të përgjithshëm marrin pjesë, pa të drejtë vote, deputetët, ministrat, kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së, kryetarët e degëve të LDK-së, kryetarët e forumeve të LDK-së dhe të Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, të cilët nuk janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm.

Më Shumë

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Spitali Rajonal i Prizrenit pajiset me aparat të ri, donacion nga Komuna

Spitali Rajonal i Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa” është pajisur me një aparat të ri mjekësor “Ergometri”, donacion nga Komuna e Prizrenit, me qëllim...

Lajmet e Fundit