Në Prizren, iu vodhën 20 mijë euro mërgimtarit në veturë

Një mërgimtarit, i ardhur për pushime në Kosovë, i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty kanë vjedhur një çantë, që sipas të dëmtuarit, kishte 1500 euro kesh dhe 500 euro stoli ari.

Rasti i vjedhjes ka ndodhur në parkingun e Qendrës Tregtare “A-N” në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku mërgimtari posa kishte hyrë në restorant me anëtarë të familjes për drekë.

Rasti u zbulua nga kamerat e sigurisë së lokalit.

“Sipas video xhirimeve të cilat janë marrë nga kamerat e sigurisë, vërehet një i dyshuar i cili e parkon në afërsi të Opelit një automjet karavan ngjyrë hiri, ku shihet duke e thyer xhamin dhe vjedhur një çantë”, thotë zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

“Është formuar grupi hetimorë i cili ka nisur me zbardhjen e rastit”, thotë Berisha.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek bashkatdhetarët që të jenë të kujdesshëm me paratë dhe automjetet e tyre sepse lehtë mund të bëhen pre e hajdutëve të pa skrupull. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit