21 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Haxhi Shala, Xhavit Halitit: Specialja po bëhet për të shpëtuar disa individ

Deputeti nga rradhës e Nismës Haxhi Shala ka reaguar ndaj nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavit Halitit pasi që ky i fundit ka dhënë një deklaratë të pakuptimtë rreth Specialës sipas Shalës.

Ja postimi i plotë në Facebook

Dje më 19 korrik 2015 Xhavit Haliti – Zeka në një pronocim për Klan Kosova rreth gjykatës speciale bëri këtë deklaratë:

“Të gjithë ata që nuk janë politikisht në linjë, në këtë rast me SHBA -të dhe BE-në, besoj se karrierën poltike të tyre ia shkurtojnë vetvetës”

Nuk dëgjova asnjë argument se cili është interesi i Kosovës për të votuar gjykatën speciale.

Përkundrazi ndëgjova se çka i pret të gjithë ata të cilët nuk do ta votojnë atë. Po e përsëris, ai tha:

“TË GJITHË ATA QË NUK DO TA VOTOJNË GJYKATËN DO T’IA SHKURTOJNË VEHTES KARRIERËN POLITIKE”

Xhavit a bash aty paska ardhë puna? Që i tërë ky dëm duhet t’i bëhet UÇK-së dhe shtetit të Kosovës në mënyrë që të shpëtohet karriera politike e deputetëve?

Xhavit, po ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit, dhe nuk patën fatin as ta gëzojnë lirinë e lëre më të bëjnë karrierë politike çka do të thonin kur të ndëgjojnë se si i tërë gjaku i tyre i derdhur për liri, tërë këto arritje po u dashka të sakrifikohen për të shpëtuar karrierën politike të shokëve të tyre të dikurshëm?

Besoj se e din përgjigjen edhe ti dhe të gjithë ata që karriera politike ka rëndësi më të madhe se interesi i vendit.

Shumë nga ata i ke njohur edhe personalisht, ata kan pasur besim të plotë se kushdo që të mbetet gjallë gjatë luftës së UÇK-së do të vazhdojnë rrugën e tyre, se gjithnjë interesin e përgjithshëm do ta kenë mbi interesin personal, e aq më pak do të dëmtonin interesat e vendit për karrierën e tyre politike.

Nuk mundem dhe nuk dua të besoj që kaq poshtë mund të bie një veprimtar i çështjes kombëtare. Prandaj po të thras jo vetëm ty por të gjithë deputetët të cilët votat e tyre i kan marrë nga elektorati i krahut të luftës, më mirë shkurtojani vehtes karrierrën politike se sa të gjymtoni sovranitetin e shtetit. Elektorati i juaj duhet ta dij se nëse do të përcaktoheni për të shpëtuar karrierrën tuaj dhe jo për të mbrojtur interesin e vendit, ju do të vazhdoni kështu edhe në të ardhmen.

Më Shumë

Kandidati i AAK-së Besnik Krasniqi: Prizreni pa korrupsion, me ekonomi të fortë dhe shëndetësi digjitale

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka prezantuar vizionin e tij në emisionin Debat...

Nderohen me pulla postare atdhetarët Musa Shehzade dhe Metush Krasniqi

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare “Personalitete – Musa Shehzade dhe Metush Krasniqi”. Dy...

Lajmet e Fundit