Dita D e Hashim Thaçit!

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do ta ketë ditën, ndër më të rëndat në jetën e tij. Pas rritjes së presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi nesër pritet që të takohet me deputetët e tij në ora 10:00, ku pritet që të mundohet t’i bind ata që të votojnë pro kësaj gjykate.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë Gazetës Blic se Hashim Thaçi ka ultimatum që para se të shkoj Kuvendi në pushime, duhet të bind deputetët e tij të votojnë pro amendamentit kushtetues, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

“Z. Thaçi është zotuar se do të bëjë përpjekje maksimale për të bindur deputetët e partisë së tij që të votojnë pro Speciales”, tha ky burim.

Ndërkohë, sot Gazeta Blic gjatë ditës ka raportuar se sipas të gjitha, të enjten Kuvendi i Kosovës do ta qes për votim edhe njëherë amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale.

Takimin e nesërm për Gazetën Blic e ka konfirmuar edhe një deputete e PDK-së, në kushte anonimiteti. Ajo ka thënë se kanë ftesë që nesër në ora 10:00 të mbledhen deputetët e PDK-së, ku do të diskutojnë për themelimin e Gjykatës Speciale.

PDK edhe gjatë ditës së sotme i kishte mbledhur deputetët e saj për të diskutuar për këtë çështje, mirëpo ende nuk ka konsensus.

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku ka thënë për Gazetën Blic se ai nuk do ta ndryshoj qëndrimin e tij, pra do të votoj kundër.

Edhe deputeti Bekim Haxhiu- Kamishi u ka thënë medieve se ai sërish do të votoj kundër.

Kundërshtimin e tyre për Gjykatën Speciale, edhe nëse do të riprocedohet sërish në Kuvend e kanë shprehur edhe deputetja Ganimete Musliu, deputeti Nait Hasani, Raif Çela e Nuredin Lushtaku.

Pos tyre këtyre gjashtë deputetëve, edhe shtatë të tjerë të PDK-së, para tri javësh e kishin kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.

Derisa Hashim Thaçi po bën përpjekje për të bindur deputetët, mediet ndërkombëtare e akuzojnë pikërisht liderin e partisë më të madhe në vend se po e pengon formimin e saj.

Politiku.eu ka shkruar se Hashim Thaçi dhe pjesa tjetër e elitës politike kosovare, pengojnë hetimet në vrasje, rrëmbim, dhe trafikimin e organeve njerëzore.

Sipas këtij shkrimi, zyrtarët e Bashkimit Evropian, si dhe diplomatët nga SHBA-ja dhe BE-ja, kanë deklaruar se nga themelimi i Gjykata Speciale do të përfitojnë njerëzit e Kosovës, sepse njëherë e përgjithmonë do të pastrojë ‘ajrin’ ndaj akuzave mbi anëtarët dominues në qeveri.

Sipas diplomatëve të huaj, që i citon ky shkrim në kushte anonimiteti, Gjykata Speciale, mund të kontribuojë edhe në spastrimin e zyrtarëve të korruptuar, aktivitetet e të cilëve janë duke e shkatërruar ekonominë e Kosovës.

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

“Heshtja nuk është përgjigje institucionale”, reagon EC Ma Ndryshe ndaj Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj mungesës së përgjigjes institucionale nga Komuna e Prizrenit lidhur me ankesën e dorëzuar pas publikimit të rezultateve preliminare...

Lajmet e Fundit