Nisma reagon ndaj bashkëpunëtorit të Del Pontes për Specialen

Sërish rishfaqet Chuck Sudetic, gazetar i llojit të kohës së inkuizicionit, i cili është bashkautor i librit të Carla Del Pontes “La Caccia”, apo përkthyer në gjuhën shqipe ” Përndjekja”, thekson Nimsa për Kosovën në një komunikatë për medie.

“Ai e humb durimin dhe shpërthen duke përsëritur akuzat monstruoze të tij dhe të Carla Del Pontes”, vazhdon komunikata.
Bashkëkreatori i shpifjeve dhe trillimeve kundër luftës së UÇK-së, është nervozuar tej mase që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk pranuan sajesat e trilluara nga Carla Del Ponte dhe ky dhe refuzuan poshtërimin dhe denigrimin e shtetit të tyre. Pikërisht reagimi në këtë mënyrë i këtij shpifësi duhet të jetë një arsye më shumë që Gjykata Speciale si e tillë, selektive dhe një etnike, kurrsesi të mos kalojë.

Sudetic vazhdon me veset e paraardhësve të tij, ai shkon deri në atë shkallë saqë për të rritur besueshmërinë e sajesave të tij, fsheh prejardhjen e tij serbe.
Fshehja e kriminelëve të vërtetë që kryen krimin e gjenocidit në Kosovë është krim i rëndë. Në këtë kuptim me shkrimin e tij të sotëm Sudetic kthehet në vendin e krimit.

Ai nuk e ka hallin te drejtësia, sepse sikur ta kishte këtë hall, në vend se të kritikonte vendimin e Kuvendit të Kosovës për mos votimin e Gjykatës Speciale, ai do ta lavdëronte gatishmërinë e deputetëve të Kosovës për të hetuar dhe gjykuar të gjitha krimet pa dallime etnike që janë kryer në territorin e Kosovës.
Atij i dhemb fakti që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk i thanë JO Drejtësisë, por nuk pranuan që në emër të “drejtësisë” të shkatërrojnë themelet mbi të cilat është ngritur shteti i Kosovës.

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Sonte krejt në Prizren për Kosovën, ndeshja parakualifikuese ndaj Shqipërisë për EuroBasket

Ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillohet sonte në Prizren. Dueli do të fillojë nga ora 19:00,...

Lajmet e Fundit