Flet sërish për fotografitë

Skandali i fotove lakuriqe që ka goditur botën e të famshmëve, ende është në qendër të vëmendjes. Dhe njëra prej tyre, Jennifer Lawrence, ka folur edhe një herë rreth publikimit të shumë fotove të saj lakuriqe.

“Ky ishte skandal, ky është krim seksual. Ky është abuzim seksual dhe është e neveritshme”, ka thënë aktorja e re.

“Vetëm pse je figurë publike dhe aktore, nuk do të thotë se e kam kërkuar tërë këtë”.

“Ky është trupi im dhe kjo është dashur të jetë zgjidhja ime. Nuk mund të besoj se jetojmë në një botë të tillë”, ka shtuar ajo.

“Kushdo që ka shikuar këto foto, duhet t’i vjen turp”.

“Edhe njerëzit që i dua dhe janë të dashur për mua, nuk kanë pasur të drejtë të më shohin lakuriqe. Kam pasur frikë sepse nuk e kam ditur se si do të ndikoj kjo në karrierën time. Më së rëndi e kam pasur për ta thirrur babin dhe për t’i treguar se çfarë ka ndodhur. E tërë shuma e parave që kam fituar nga filmi ‘Hunger Games’, nuk mund ta kompensoj këtë”, e ka pranuar ajo.

Jennifer shpreson që kjo gjë mos të përsëritet, as me të as me yjet tjera.

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Lajmet e Fundit