17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

E hijshme, e embël

Kur shkroi letrën e mëposhtme në vitin 1966, Marlon Brando ndodhej mbi Oqeanin Atlantik, duke fluturuar nga New York’u në Londër.

Në avion ndodhej edhe marrësja e letrës – një stjuardesë e cila, pasi ishte kujdesur për një pasagjer, shëndeti i të cilit ishte përkeqësuar, kish kaluar pjesën më të madhe të udhëtimit ulur përballë aktorit.

Është e qartë që i kish lënë shumë mbresa. Teksa largohej nga avioni, Brando i la asaj në dorë këtë letër.

E dashur Zonjë,

Ka diçka jo krejt të përcaktueshme në fytyrën tuaj – diçka e këndshme, jo e bukur në kuptimin tradicional. Ju keni diçka të hijshme, të ëmbël dhe femërore. Ju dukeni se jeni një grua që e kanë dashur në fëmijërinë e saj, apo, prej misterit të fenomeneve gjenetikë, ju jeni vizituar prej dhuntive të sqimës, dinjitetit dhe vetëpërmbajtjes. Ndoshta ju nuk mund t’i dini të gjitha këto.

Pavarësisht aspekteve tuaja gotike, ju më keni përcjellë diçka sa i përket shprehjes, qëndrimit dhe sjelljes tuaj në përgjithësi, e cila është e pazakontë dhe e dobishme.

Ka qenë një takim i këndshëm, ndonëse i shkurtër, dhe unë të uroj gjithë të mirat dhe shpresoj do të kemi rast, që sytë tanë të kryqëzohen sërish ndonjëherë.

Urimet më të mira,

Marlon Brando

Më Shumë

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Lajmet e Fundit