7.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Nën muzikën e Tonin Harapit

Në 90-të vjetorin e artistit, TKOB sjell një koncert me pjesë të zgjedhura

Tonin HarapiMuzika ishte gjithçka për Tonin Harapin. E nuk mund të ketë mënyrë tjetër për të kujtuar jetën dhe veprën e tij sesa përmes tingujve që ai vetë i krijoi. Në 90-vjetorin e lindjes, kompozitori i njohur shqiptar do të kujtohet nesër (31 janar) përmes një koncerti në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Romanca, kuartet, miniatura pianistike, balet do të ketë kjo mbrëmje dhe me solistët e talentuar të TKOB si Mariana Leka, Eriona Gjyzeli, Emiljana Palushaj, Klodjan Kaçani me koncertmaester Lindita Kotorri, Gëzim Bulcari dhe Kujtim Vorpsi.

Tonin Harapi lindi në vitin 1926 dhe vdiq në vitin 1992, ishte muzikant shqiptar. Fëmijërinë dhe vitet e para të rinisë i kaloi në një mjedis traditash muzikore, siç ishte qyteti i Shkodrës me muzikantë të tillë si Palokë Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova etj. Këta të fundit ishin edhe mësuesit e tij të muzikës dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale ku ushtrohej si instrumentist kompozitori i ardhshëm gjatë kohës që studionte në Seminarin Papnor të jezuitëve në Shkodër. Por, meqenëse pas Luftës së Dytë Botërore klerit iu ndalua veprimtaria shkollore e artistike, Tonin Harapit iu desh të ushtrohej në pianon e tij si autodidakt deri në vitin 1947 kur rifilloi studimet në Liceun Artistik në Tiranë me pedagogë të tjerë të njohur të asaj kohe, si Lola Gjoka, Tonin Guraziu, Kostantin Trako etj.

Si autodidakt do të vazhdojë të studiojë e të shkruajë edhe në Shkodër e Gjirokastër (gjatë shërbimit ushtarak) derisa të lejohet më në fund të shkonte për studime të larta në Konservatorin (Çajkovski) të Moskës (1959) ku mundi të qëndronte vetëm për dy vjet./Shqip

Më Shumë

Abrashi synon të udhëheqë Prizrenin: E njoh qytetin dhe sfidat e tij

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet e tij se pse duhet të...

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

(I plotësuar) Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi...

Lajmet e Fundit