Arrestohen 2 maqedonasit që shpërndanin kokainë në Tiranë

Një operacion i sektorit të Narkotikëve dhe Forcave Speciale “Shqiponja”, ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave, dy prej të cilëve shqiptarë të Maqedonasi që shpërndanin kokainë në Tiranë.

Si rezultat i operacionit të koduar “STRUGA”,janë arrestuar Antonio Ruçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, Fluturim Kica, 28 vjeç, lindur dhe banues në Strugë, Maqedoni dhe Zulfi Ademi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Strugë Maqedoni, i dënuar me parë për “Plagosje”.

Arrestimi i tyre u bë në bazë të informacioneve se Antonio Ruçi dhe Zulfi Ademi, në bashkëpunim me disa persona të tjerë kryenin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar, e llojit kokainë dhe cannabis sativa.

Në rrugën “Myslym Keta” është konstatuar automjeti tip Mercedez Benz me targa maqedonase SU 5175 AB , me drejtues mjeti shtetasin Zylfi Ademi ku brenda këtij automjeti ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjet e mbështjellë një material celefoni (qese) me ngjyrë kafe e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë 100 gram dhe gjithashtu gjatë kontrollit personal të shtetasit, Fluturim Kica në xhepin e pantallonave i është gjetur një qese me ngjyrë të verdhë e mbushur me lëndë narkotike, e dyshuar si ajo e cannabis sativa e cila rezultoi e peshës 8.8 gram .

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

– 100 gramë Kokainë,
– 8.8 gramë Cannabis Sativa
– 2 automjete
– 4 telefona celular.

Këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e ish-Bllokut dhe Shkolla e bashkuar./tvklan.al

Më Shumë

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit