17.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Operacioni “Miti”: Hetimi sekret i vdekjes së Adolf Hitlerit nga Bashkimi Sovjetik

Vdekja e dikatorit nazist Adolf Hitler, është një nga më të diskutuarat rreth mistereve të historisë. Fyhreri ishte një figure sa e dashur aq edhe e urryer, dhe po kështu vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite.

Për këtë arsye, vështirë se është për t’u habitur pse njerëzit janë kuriozë mbi mënyrën e vdekjes së tij, dhe se kur kjo ka ndodhur.

Konsensusi i përgjithshëm është se ai vrau veten me një tabletë cianur, dhe një plumb në kokë në 30 prill të vitit 1945. Megjithatë, sovjetikët nuk kanë qenë aq të sigurtë mbi këtë, ndaj ata filluan zbatimin e “Operacionit Miti”.

Ky qe një hetim mbi vdekjen e Adolf Hitlerit dhe vërtetësinë e trupave që u zbuluan në dalje të bunkerit të nëndheshëm të liderit nazist, kur Ushtria e Kuqe pushtoi Berlinin.

Në 30 prill 1945, Ushtria e Kuqe sovjetike ishte duke sulmuar Berlinin. Ndërkohë, Hitleri dhe disa bashkëpunëtorë të besuar, qenë fshehur në bunkerin e nëndheshëm…

LEXOJE TË PLOTË: Operacioni “Miti”: Hetimi sekret i vdekjes së Adolf Hitlerit nga Bashkimi Sovjetik

Më Shumë

Pasi mori urim nga Eto’o, Muriqi: Nuk e prisja, jam i lumtur dhe krenar

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, të mërkurën, ka pranuar urimet nga legjenda e futbollit, Samuel Eto’o për rekordin e vendosur për gola të shënuar në...

Latifi mbledh drejtorët, diskuton ecurinë e punëve dhe prioritetet komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Sipas njoftimit, në takim u diskutua për ecurinë...

Lajmet e Fundit