Gruaja vret partnerin me shpatë

Një vrasje e ndodhur në Itali mund të jetë më e veçanta e kohëve të fundit për shkak të armës me të cilën është kryer.

Një grua 44 vjeçe ka vrarë personin me të cilin bashkëjetonte duke përdorur një shpatë 30 cm që çifti e mbante në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në Milano. Viktima është Mauro Sorboli, ndërsa autorja Valentina Aguzzi, 44 vjeçe, dizajnuese uebi.

“E lëshova shpatën dhe e godita pa dashje”, i tha ajo policisë. Por kjo deklaratë nuk e ka bindur policinë, pasi thellësia e plagës i la të dyshojnë për një goditje nga një distancë e afërt, raporton “Corriere della Sera”.

Sipas policisë, burri ka ndërruar pak minuta pas goditjes, pasi mjeti i mprehtë i ka këputur arterien femorale.

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Mbahet edicioni i 22-të i Festivalit “Fluturat”, promovohen talentet e reja në Prizren

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Prizren u mbajt edicioni i 22-të i Festivalit për Fëmijë Fluturat, një ngjarje tradicionale...

Lajmet e Fundit