19.1 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Kuçi lë Drejtësinë, shkak Specialja

Hajredin Kuçi ka kërkuar që ta lirojë postin e ministrit të Drejtësisë për ta ushtruar vetëm funksionin e zëvendëskryeministrit. Burimet e “Zërit” bëjnë të ditur se PDK-ja nuk dëshiron ta drejtojë këtë dikaster qeveritar në kohën kur Specialja do t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të heqë dorë nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, duke ia lënë këtë dikaster partnerit të koalicionit (LDK-së) para funksionalizimit të Gjykatës Speciale.

Për faktin se kjo e fundit këtë vit pritet t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, pjesë e së cilës kanë qenë shumë zyrtarë të lartë të partisë më të madhe në vend.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, duke shtuar se ministri aktual i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pritet të jetë vetëm zëvendëskryeministër i parë në Qeveri.

“Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do të tërhiqet nga kjo Ministri, meqë nuk po dëshiron të jetë në krye të këtij dikasteri pasi të funksionalizohet Gjykata Speciale. Dihet se kjo Gjykatë do të ngrejë aktakuza ndaj bashkëpartiakëve të Kuçit, prandaj dëshiron të mos jetë në atë kohë ministër i Drejtësisë”, ka thënë ky burim i gazetës.

Se dëshiron të tërhiqet nga udhëheqja e Ministrisë së Drejtësisë e ka pranuar edhe vetë Hajredin Kuçi.

Madje, për gazetën “Zëri” Kuçi thotë se kërkesën për largim nga udhëheqja e Drejtësisë në Kosovë e ka shprehur qysh në fillim të mandatit me ish- kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit aktual të kësaj partie, Kadri Veseli. /Zëri/

Më Shumë

Junior 06 eliminohet në gjysmëfinale U16

Ekipi i djemve U16 të Junior 06 Moni Bau është eliminuar në gjysmëfinale të “Play-Off”-it në grupin Perëndim, pas humbjes edhe në ndeshjen e...

Alokohen pensionet për muajin prill, përfitojnë mbi 286 mijë qytetarë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe ata...

Lajmet e Fundit