10 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Mbi 50 delegacione në inaugurimin e Thaçit president

Mbi 50 delegacione të shteteve të ndryshme e kanë konfirmuar deri më sot pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Kosovës, Hashim Thaçi.

Delegacione nga shtete të ndryshme të Ballkanit, nga Egjipti e deri te Amerika Latine do të jenë të pranishme në këtë ceremoni.

Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri.

Në një prononcim për Telegrafin, Tahiri ka thënë se Këshilli Organizativ është në vlugun më të madh të punëve, sepse ceremonia e inaugurimit është njëherësh edhe ngjarja më e madhe protokollare në historinë e deritashme të Kosovës.

“Po, deri më tash janë mbi 50 delegacione të shteteve të ndryshme që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë inauguruese të presidentit të zgjedhur të Kosovës. Përveç shteteve të Ballkanit, pjesë e ceremonisë do të jenë edhe delegacione të shumta, që nga shtetet e Kuintit, e deri te Egjipti dhe Amerika Latine”, ka thënë këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri.

Tahiri ka thënë se ditëve të ardhshme do të japin informacione më të detajuara rreth pjesëmarrjes së delegacioneve, por sipas tij, niveli i përfaqësimit të shteteve në këtë ngjarje do të jetë i lartë dhe në krye të delegacioneve do të ketë edhe presidentë, kryeparlamentarë dhe qeveritarë të shteteve të ndryshme.

Ndryshe, presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi do të betohet më 7 prill para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kurse me 8 prill, në orën 11:00, me një ceremoni solemne edhe do të inaugurohet si president i ri para rreth 1000 mysafirëve. /Telegrafi/

Më Shumë

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu ngushëllon familjen Berisha

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Sipas informacioneve të para, viktimat janë një baba dhe...

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit – viktimat u përballen me sulm pas një bllokade me gurë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Zym të Prizrenit, ku dy persona janë sulmuar nga persona të panjohur derisa...

Lajmet e Fundit