30.4 C
Prizren
E martë, 2 Shtator, 2025

Butuc: Mamusha në vëmendjen e Thaçit

ArifButuc-kryetari mamushesKomuna e Mamushës, e banuar me qytetarë të komunitetit turk pritet të ketë edhe më tej vëmendjen e kreut të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi. Kryetari i kësaj komune, Arif Butuc, i ka deklaruar Telegrafit se gjatë vizitës së fundit, kreu i Ekzekutivit ka premtuar çuarjen përpara të kërkesave të komunitetit turk, e ndër të tjera edhe mundësinë që gjuha turke të përfshihet në dokumentet zyrtare që i përdorin këta qytetarë.

Kryeministri Thaçi i ka premtuar kryetarit Butuc se do të marrë pjesë në Festivalin e Domates, që pritet të mbahet më 23 gusht në Mamushë.

Aktualisht, Komuna e Mamushës është duke realizuar projektin e ndërtimit të frigoriferëve, të cilët pritet që të zgjidhin problemin e ruajtjes së perimeve në këtë komunë të re e njohur për prodhimin e produkteve bujqësore. Kjo qendër grumbulluese me 700 metra katrorë pritet që të përfundojnë për një muaj.

Ndërkohë, Butuc ka thënë se kryeministri vazhdimisht është shumë miqësor gjatë takimeve. “Ai ka shprehur përkrahjen për qytetarët e Mamushës, edhe për kryetarin, duke premtuar vazhdimin e mbështetjeve të projekteve tona”, ka thënë Butuc.

Kryetari Butuc ka deklaruar se dhurata më e madhe e populli shqiptar për turqit e Kosovës është formimi i Komunës së Mamushës. “Vatani ynë është Kosova dhe ne si komunitetet turk bashkë me vëllezërit shqiptarë kemi synim të përbashkët Bashkimin Evropian”, ka thënë Butuc.

Komuna e Mamushës është e njohur sepse afër 80 për qind e banorëve merren me bujqësi, sidomos me kultivimin e domates.

Më Shumë

Arrestohet një kosovar në Morinë, tentoi të fuste kanabis në Shqipëri

Një 32-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga Policia Kufitare në pikën e kalimit kufitar në Morinë, pasi u kap në flagrancë duke...

Prizreni forcohet në mbrojtje dhe sulm

FC Prizreni ka njoftuar dy përforcime të rëndësishme për sezonin e ri, duke forcuar repartin e mbrojtjes dhe sulmit. Në mbrojtje është bashkuar Nue Nreca,...

Lajmet e Fundit