Nxënësit e medresesë “Alauddin” në Prizren, dhanë shfaqje në Malishevë

Nxënësit e medresesë “Alauddin” në Prizren, sot kanë dhënë një shfaqje kulturore dhe artistike në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë. Para fillimit të shfaqjes, u mbajtën edhe fjalime, ndërsa në këtë shfaqje, ishin të pranishëm edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, krerët e Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga Xhevat Kryeziu, ata të Prizrenit të prirë nga Ali Vezaj-kryeimam dhe Besim Berisha, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Morina, menaxhmenti i medresesë dhe qytetarë të shumtë.

Duke e përshëndetur këtë shfaqje të organizuar nga medreseja, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se “populli shqiptar gjithmonë është përpjekur dhe falë kësaj përpjekje dhe sakrificës së dëshmorëve, ne sot japim dhe shikojmë këto shfaqje, por këtë e bëjmë falë besimit që kemi. Ne gjithmonë kemi besuar dhe besimi na solli lirinë”.

Ndërsa sekretari i medresesë “Alauddin”, Fetah Bekolli, pasi i falënderoi të gjithë të pranishmit, foli edhe për përpjekjet e popullit shqiptar dhe kontributin e prijësve fetar në luftën çlirimtare. “Gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë rënë dëshmorë edhe 33 hoxhallarë”, tha Bekolli, i cili më pas foli edhe për rëndësinë e mësimit në medresenë “Alauddin”.

Fjalime të rastit kanë mbajtur edhe krerët e bashkësive islame të Malishevës dhe Prizrenit Xhevat Kryeziu dhe Besim Berisha, si dhe kryemami i Prizrenit Ali Vezaj.

Aktiviteti është hapur me antonimin e himnit kombëtar të interpretuar nga nxënësit e medresesë, ndërsa programi artistik u fillua me këngën për dëshmorin e kombit Tahir Sinani, e më pas u vazhdua me ilahi dhe recitale të përgatitur nga nxënësit e medresesë “Alauddin” në Prizren.

Më Shumë

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit