6.5 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Çfarë po ndodh me vizat?

Shumë kosovarë vazhdojnë të qëndrojnë para dyerve të ambasadave të Bashkimit Evropian (BE) për t’u pajisur me viza Schengen, pavarësisht paralajmërimeve se heqja e vizave pritet të ndodhë shumë shpejt.

Madje, disa qytetarë konfirmojnë për gazetën “Zëri” se së fundmi kanë marrë viza për periudha kohore prej 6 muajsh apo edhe një vit. “Para disa ditëve kam marrë vizë gjashtëmujore në njërën nga ambasadat e Bashkimit Evropian”, thotë një qytetar, i cili nuk dëshiron të flasë publikisht për “Zërin”.

Kjo po bën që shumë qytetarë të dyshojnë në liberalizimin e vizave në një afat të shkurtër. Megjithatë, kur Kosova mori rekomandimin e shumëpritur pozitiv për liberalizimin e vizave, më 4 maj 2016, ai u dha me dy kushte. Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe intensifikimin e shënimin e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. E edhe njëra, edhe tjetra po dalin të jenë problem për Qeverinë. Në veçanti ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht insistimit të Qeverisë se kjo do të bëhet shumë shpejt.

Këtë po e bën të “pamundur” opozita, e cila me tërë kapacitetin e saj po kundërshton ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, duke thënë se është një kusht i padrejtë i BE-së karshi Kosovës. Në këtë situatë rrjedhimisht lind edhe pyetja se a po rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën?! Jashtë qarqeve politike, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë jo. Megjithatë, nuk mohojnë urgjencën me të cilën duhet të trajtohet përmbyllja e procesit të demarkacionit me Malin e Zi. /Zëri/

Më Shumë

Sfida e mbrëmjes në Prizren – Bashkimi kërkon hakmarrje ndaj Reggiana-s

Mbrëmje e madhe basketbolli pritet sonte në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit, ku nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, do të zhvillojë ndeshjen e fundit në...

Pas shfaqjes së arinjve në fshat, shkolla në Bellobrad kërkon masa sigurie nga policia

Shkolla ‘Sezai Surroi’ në Bellobrad të Dragashit ka dërguar një kërkesë zyrtare drejt Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e masave të menjëhershme të sigurisë...

Lajmet e Fundit