17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

“Zvicerani me prejardhje kosovare” mbyt drejtorin e fabrikës

Si “një i ri me prejardhje të huaj” e identifikonin fillimisht mediat zvicerane 21 vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Fabrizio C., drejtorit 44 vjeçar të një fabrike orësh.

Ndërkohë blick.ch duke folur për shkaktarin e vdekjes së fabrikantit shkruan se ai është një “zviceran me prejardhje kosovare”. Po kështu shkruajnë edhe mediat në gjuhën italiane, në regjionin ku ka ndodhur vrasja, e cila ka shkaktuar tronditje në kantonin jugor të Zvicrës, në Tiçino.

Është mëngjesi i hershëm i të shtunës, ora 4.30. Dy persona qëndrojnë në hyrjen e garazhit nëntokësor para lubit të natës “La Rotonda”. Më i riu prej tyre e godet të vjetrin me një goditje të karatesë dhe e rrëzuar përdhe, ku ai mbetet pa shenja jete. I riu pastaj e lë viktimën dhe niset të largohet gjakftohtë nga vendi i ngjarjes.
Por atë e ka parë njëri nga personat e sigurimit të lokalit, i cili e kap dhe e mban kosovarin deri sa të vijë policia. Ndërkohë autoambulanca e dërgon të lënduarin rëndë në spitalin e Luganos. Por babai i dy fëmijëve (8 dhe 9 vjeç) vdes pas pak nga pasojat e lëndimit.

Tash hetimet janë drejtuar ndaj Alexander M. i cili fajësohet për goditje vdekjeprurëse. Por përse ai e ka sulmuar drejtorin e fabrikës së orëve nga Stabio, është ende e paqartë. Ka mundësi që puna të ketë qenë për ndonjë vogëlsirë ose edhe të mos ketë pasur asgjë mes tyre, transmeton albinfo. Por, personi i fajësuar, në facebook prezantohet si një maço, brutal, muskuloz, me vetura të shpejta.

Komuna dhe rrethi i miqve të Fabrizios reagojnë të tmerruar. Edhe politikani i partisë Lega, Norman Gobbi, i cili është drejtor për siguri në kanton, është i pikëlluar për 44 vjeçarin, me të cilin ka qenë së bashku në shërbimin ushtarak.

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Haxhi Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT...

Lajmet e Fundit