11.6 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Në Malishevë mësimi ka filluar në të gjitha shkollat

Viti shkollor 2017/2018, në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, ka filluar sot. Për këtë qëllim, sot Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, i kanë uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Malishevës, si dhe i kanë vizituar disa nga shkollat.

Kryetari Begaj dhe drejtori Morina, gjatë vizitave të tyre në shkollat fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë dhe “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup, si dhe në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, i kanë uruara nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe kanë kërkuar që të rritet cilësia në mësimdhënie.

“Ne jemi të vetëdijshëm që asnjëherë nuk janë të mjaftueshme investimet në arsim, edhe pse jemi munduar që në vazhdimësi të investojmë në infrastrukturë shkollore dhe në krijimin kushteve sa më të mira për mësim, por detyra e juaja si mësimdhënës, është që të rritet cilësia në arsim”, ka thënë Begaj, gjatë vizitave në këto shkolla.

Qëllim tjetër i këtyre vizitave, ishte edhe njohja nga afër me fillimin e procesit mësimor, ku nuk janë vërejtur probleme të cilat do të ndikojnë në mbajtjen e procesit mësimor.

Begaj e Morina, gjithashtu kanë vizituar edhe klasat parafillore, ku fëmijët e moshës pesë vjeçare, për herë të parë janë ulur në bankat e shkollore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

P.C Prizreni shkatërron Kerasanin

Proton Cable Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Kerasanit me rezultat 81:52, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë...

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Lajmet e Fundit