VV në Randobravë dhe Zhur: Prizreni do të udhëhiqet nga Mytaher Haskuka

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, është takuar me elektoratin e saj në fshatin Randobravë dhe Zhur.

Pjesë e këtyre takimeve ka qenë edhe kandidati për kryetar të Prizrenit nga VV-ja, Mytaher Haskuka.

Antari i Kryesisë së VV-së në Prizren, Arbër Rexhaj, në llogarin e tij në Facebook, ka shkruar se prizreni, do të udhëhiqet nga Mytaher Haskuka.

Posimi i plotë në Facebook

Sot së bashku me kryetarin e ardhshëm të Prizrenit Mytaher Haskuka, deputeten Drita Millaku dhe kandidaten për asamble Afërdita Avdyli Ferati mbajtëm tubim në fshatin Randobravë.

Pastaj takuam aktivistët e fshatit Zhur të cilët na siguruan që Zhuri do të jetë bastion i VETËVENDOSJE!s.
Edhe 28 ditë VETËVENDOSJE udhëheq Prizrenin me kryetarin e mrekullueshëm Mytaher Haskuka dhe me kuvendarët tanë të jashtëzakonshëm.

Na prift e mbara!

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit