Kadri Veseli në Has: Ja pse u përcaktova për Shaqir Totajn

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj , kanë vijuar aktivitetet elektorale edhe në disa fshatra të Hasit.

Takimet e radhës nga PDK në zonën e Hasit janë mbajtur në fshatrat, Planejë, Gorozhup, Mazrek, Kojushë dhe Gjonaj. Para të pranishmëve në këto takime, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përmendur arsyet të cilat e kanë nxitur atë që të përzgjedh Shaqir Totajn, kandidat për kryetar të Prizrenit.

Ai ka thënë se bagazhi i tij në fushën e ekonomisë është besimi jonë më i madh tek ai se mund të vijojë suksesshëm për të avancuar proceset në shërbim të interesave jo vetëm të komunës së Prizrenit.

Ndërkaq, kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se Hasi ka potencial të lartë në zhvillimin e sektorëve të rëndësishëm për mirëqenie më të lartë të banorëve, dhe sërish premtoi përkrahje të parezervë në rast të marrjes së besimit nga qytetarët në zgjedhjet e 22 tetorit.

Pjesë e këtyre takimeve ishin edhe kandidatët e PDK-së nga Hasi , të cilet pretendojnë ulëse në Kuvendin e ardhshëm të Prizrenit/tvprizreni/

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit