Shaqir Totaj premton investime në Vërri

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, takoi banorët e fshatrave të Vrrinit.

Ai në fshatin Poslisht, Billushë dhe Lubeqevë tha se, “fitorja e 22 tetorit është fitore e tyre sepse do të ketë edhe më shumë investime kapitale në Vërri”.

Totaj siguroi simpatizantët dhe të pranishmit se, subvencionimi i bujqësisë dhe rritja e mirëqenies sociale janë prioritetet e tij dhe platformës së PDK-së, për zonat rurale.

Ai falënderoi këto fshatra për kontributin e tyre, para dhe pas luftës, të cilët kanë ditur të japin shumë për Prizrenin dhe Kosovën.

Më Shumë

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Lajmet e Fundit