Sali Asllanaj: Ka mundësi se fitoj pa balotazh

Kryetari aktual i Komunës së Therandës, Sali Asllanaj, beson se do ta fitojë edhe një mandat të ri qeverisës më 22 tetor.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se këtë fitore ia garanton puna e mirë që ka bërë në këtë mandat qeverisës. Asllanaj ka thënë se LDK-ja në këtë komunë ka një elektorat besnik.

Ai ka pohuar se, meqë ka përkrahje të madhe nga qytetarët e kësaj komune, nuk befasohet nëse fiton në raundin e parë.

“Sondazhet dhe informatat që kemi nga terreni tregojnë se i kemi mundësitë të fitojmë pa balotazh”, ka thënë Asllanaj.

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Lajmet e Fundit