6.3 C
Prizren
E mërkurë, 1 Janar, 2025

Shtyhet gjykimi ndaj rreshterit policor në Prizren

Seanca gjyqësore e paraparë të mbahej të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër Nuridin Begollit, i akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare, ka dështuar për shkak se ka munguar mbrojtësi i tij, avokati Hajrip Krasniqi.

Në seancë ka marr pjesë avokati Klodian Krasniqi, i cili ka paraqitur një autorizim zëvendësues për të përfaqësuar të akuzuarin, mirëpo i pandehuri nuk ka pranuar që të përfaqësohet nga dikush tjetër, përveç avokatit Hajrip Krasniqi.

Begolli ka kërkuar që të shtyhet seanca në mënyrë që të mbrohet me avokatin e tij, i cili e ka mbrojtur deri më tani, sepse ai është në dijeni më të mirë të çështjes së tij, derisa ka thënë se avokati i tij, është i angazhuar në një çështje tjetër në Prishtinë.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Emira Gavazaj-Gashi, ka kundërshtuar shtyrjen e kësaj seance, duke thënë se nuk është profesionale kjo mënyrë e veprimit nga pala e akuzuar dhe se sipas saj, kjo po bëhet vetëm për të prolonguar çështjen penale.

Prokurori i rastit, Genc Nixha, ka deklaruar se duke pasur parasysh që procedura ka arritur në fazën kur i akuzuari merret në pyetje, atëherë është e domosdoshme që në seancë të prezantojë mbrojtësi i tij, që e ka mbrojtur atë, për më shumë se 10 seanca. Andaj, nuk e ka kundërshtuar kërkesën e të akuzuarit për shtyrjen e kësaj seance.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, ka pranuar kërkesën e të akuzuari dhe seancën e ka shtyrë për 30 tetor 2017, në ora 13:00.

Ndryshe, rreshteri i Policisë së Kosovës, Nuridin Begolli, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se në cilësinë e zyrtarit policor, ka zbuluar informatën zyrtare për personin tjetër, duke i dhënë atij një përparësi që nuk i takon.

Sipas aktakuzës, Begolli ka njoftuar qytetaren Altina Kolukaj, për numrin e veprave penale dhe të kundërvajtjes, të kryera nga qytetari Deli Hoxha, e i cili informacion, ka ndikuar në prishjen e raporteve në mes këtyre dy personave./betimiperdrejtesi/

 

Më Shumë

Moti sot me diell e vranësira të pakta

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale...

Kanosi policin, arrestohet suharekasi

Është arrestuar një burrë, mëngjesin e djeshëm, në rrugën Brigada 123 në Suharekë, pasi ka sulmuar zyrtarin policor. I dyshuari kishte kanosur policin, pas shqiptimit...

Me zemër

Lajmet e Fundit