Emrat/ Ky është ekipi negociues i LDK-së për balotazhin në Prizren

Haxhi Avdyli, Haziz Hodaj, Fatmir Memaj, Xhavit Ukaj dhe Hatim Baxhaku, janë caktuar të negociojnë me Vetëvendosjen dhe PDK-në për zgjedhjet e balotazhit në Prizren.

Baxhaku ndërkaq, ka refuzuar të jetë pjesë e këtij ekipi përshkak se ai nuk ka pranuar të bisedojë me PDK-në.

“Baxhaku nuk dëshiron të bisedojë me PDK-së”, tregon një burim brenda LDK-së në Prizren.

Hatim Baxhaku në zgjedhjet e 22 tetorit nuk ka arritur të fitojë për kryetar të Prizrenit. Ai, pas humbjes ka deklaruar se LDK-ja duhet të përkrah Vetëvendosjen në balotazh.

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka formuar një ekip për të negociuar me dy kandidatët që kanë mbetur në balotazh në këtë qytet, Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se ekipi negociues është formuar pa debat të brendshëm.

“ Në mbledhje nuk ka pasur debat”, tregon për “PrizrenPress” një burim brenda LDK-së.

“Disa anëtarë kanë dashur që të diskutohet rezultati i zgjedhjeve, por nuk kanë lejuar me arsyetimin se nuk jemi mbledhë për këtë punë”.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe ai i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, në zgjedhjet e 22 tetorit kanë mbetur në balotazh.

Ata, do të përballen me 19 nëntor.

Totaj dhe Haskuka kanë kërkuar mbështetje nga partitë që kanë mbetur jashtë garës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Në Rahovec përkujtohet heroi Mentor Krasniqi

Në Rahovec është përkujtuar heroi i Kosovës, Mentor Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Në një ceremoni përkujtimore, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë...

Lajmet e Fundit