Haskuka e nis me “bismilah”, e falë xhumanë në Prizren (Foto)

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka vendosur ta nis mandatin me lutje.
Dy ditë pasi mori mandatin nga Ramadan Muja, ai është parë në njërën nga xhamitë e qytetit të Prizrenit.

Lajmi.net ka siguruar fotografi të Haskukës në xhami, para se të falte xhumanë siç njihet te besimtarët myslimanë.

Ndryshe, tashmë kryetari i Prizrenit gjatë emisioneve debatuese në fushatën zgjedhore, ishte shprehur pro ndërtimit të xhamisë në Kalanë e Prizrenit.

Temë kjo e cila ishte diskutuar mjaft shumë kohëve të fundit. /Lajmi.net/

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit