8.7 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Filmi me aktorin kosovar thyen rekord shikueshmërie në Gjermani

Filmi “Polici, vrasja dhe fëmija”, në të cilin aktori kosovar Ilir Rexhepi luan njërin prej roleve kryesore, pasi theu rekord me shikueshmëri duke u parë nga 5.4 milionë veta kur u transmetua në kanalin e njohur gjerman “ZDF”, do ta vazhdojë rrugëtimin nëpër botë.

I realizuar nën regji të Johannes Fabrick, filmi është prodhim i televizionit qendror publik dhe ka marrë vëmendje nga mediet e mirënjohura në Gjermani, të cilat kanë publikuar artikuj e kritika duke e vlerësuar nivelin e profesionalizmit të regjisorit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Sipas medieve të këtushme, filmi është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga audienca gjermanofolëse dhe ka arritur një popullaritet të madh, ngase bazohet në një ngjarje të vërtetë dhe prekëse familjare që kalon në mbrojtje të komisarit të policisë të quajtur ‘Benede’, që merret me viktimat e konflikteve familjare. Në veçanti mediet dhe kritika kanë shkruar për aktorët dhe interpretimin shumë të mirë të tyre, duke cituar se ‘aktorët kanë shkëlqyer në Film’”, ka thënë aktori Ilir Rexhepi, i cili në këtë film e ka një rol goxha sfidues. Filmi me titull origjinal “Der Polizist, der Mord und das Kind” (Polici, vrasja dhe fëmija) trajton ngjarje të vërtetë…

Më Shumë

Vizitohen objektet publike në Prizren që do t’i nënshtrohen projektit të efiçencës së energjisë

Komuna e Prizrenit ka nisur zbatimin e një projekti të rëndësishëm për përmirësimin e efiçencës së energjisë në ndërtesat publike, në bashkëpunim me Bashkimin...

E mitura nga Landovica gjendet në Gjakovë, deklaron se me dëshirë po bashkëjeton me një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë nga fshati Landovicë në Prizren ka raportuar të zhdukur vajzën e tij të mitur. Siç...

Lajmet e Fundit