9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Të shkruash biografinë e Migjenit dhe Mjedës

“Migjeni” dhe “Ndre Mjedja”, janë dy libra të rëndësishëm nga studiuesi i njohur Rinush Idrizi (1938-2008) të hedhura në treg nga shtëpia botuese “Onufri”. Duke e parë Migjenin si përfaqësuesin më të çmuar të dinjitetit shqiptar, ai sjell një biografi ndryshe të tij. Ka shumë arsye që një biograf i kthehet e i rikthehet jetës s? një figure t? madhe, edhe pasi e ka botuar veprën biografike.

Vështrimi n? t? shkuarën, me dëshirën p?r t’iu afruar s? vërtetës, duke shpresuar q? t? kthjellojmë e ndreqim sa m? shumë nga keqkuptimet e keqinterpretimet e informacionit dhe studimeve gjatë disa dekadave dramatike t? heshtjes apo tjetërsimit politik e ideologjik t? imponuar n? botimet tona, ?sht? një detyrim ndaj kulturës s? keqtrajtuar shqiptare nga pikëpamja historike, filozofike, etiko-morale dhe artistike.

“Shumë materiale dhe dokumente, q? i kisha mbledhur p?r shumë vite me durim, ende rrinin t? heshtura n? skedat e mia, pasi nuk m’u lejua t’i fusja n? botimin e par?. Përpos këtij detyrimi, nj? shqetësim i brendshëm m? shtynte ta ripunoja biografinë e Migjenit.

Marrëdhënia ime shpirtërore dhe intelektuale me k?t? poet t? shquar kishte mbetur pezull… Kisha ende shumë p?r t? th?n? p?r jetën e tij 27-vjeçare, por kisha edhe m? shumë p?r t? th?n? p?r Migjenin si përfaqësuesin m? t? shquar t? ndërgjegjes s? re qytetare shqiptare, p?r frymën dhe vizionin e tij krejt t? ri n? letërsinë dhe kulturën tonë, p?r kuptimin e mesazhit t? tij sot, 70 vjet pas ikjes s? tij.

P?r t? gjitha k?to arsye i hyra punës nga e para dhe i bëra nj? ripunim shumë t? thellë botimit t? mëparshëm, duke e pasuruar at? me fakte, komente e interpretime t? reja dhe duke përpunuar m? thellë anën kompozicionale t? biografisë”, shkruan Idrizi. Ndërsa Ndre Mjedën e ka adhuruar që në moshë të re.

“E kam adhuruar aq shumë gjuhën e tij poetike sa edhe poezitë e mia të rinisë së parë i shkruaja gegërisht. Ndjeva një mirënjohje të madhe për profesorin tim të nderuar, Mark Gurakuqi, kur në përfundim të studimeve të mia universitare më lejoi ta mbroja diplomën me studimin mbi krijimtarinë e këtij poeti dhe më ndihmoi si udhëheqësi im. Pas shumë vjetësh e ndieja se duhej t’i rikthehesha Mjedjes, sepse nuk e kisha mbaruar punën siç e meritonte poeti.

Kisha ende shumë për të thënë, ose për t’i thënë ndryshe, më mirë, sepse poetë si Mjedja nuk kanë nevojë për ne. Ne kemi nevojë për ata”, shkruan ai. Kjo biografi, krejtësisht e ripunuar, është një rikthim te ky poet dhe njeri i madh, i cili është një urë e fuqishme lidhëse e kulturës së autorëve të vjetër me letërsinë e re shqiptare… është një rikthim i çliruar nga gjithë pengesat objektive dhe subjektive për një personalitet të shquar të letërsisë dhe kulturës shqiptare, që mbeti me shpirt të lirë deri në fund të jetës së tij.

18 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Më Shumë

Gruaja shtatzënë që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare

Një rast i rëndë ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën.  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e...

Kjo është pasuria e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Çeku ka një banesë në vlerë 100 mijë...

Lajmet e Fundit