A është Haskuka “me krahun e Kurtit” apo me “krahun” tjetër?

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, që është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se edhe pse shpendët kanë dy krahë për të fluturuar, ky subjekt politik e ka vetëm një.

“Edhe pse shpendët kanë dy krahë për të fluturuar, Vetëvendosja e ka vetëm një krah”, tha Haskuka në lidhjen direkte për Lajmet Festive të Klan Kosovës, që u moderuan nga kryeministri Ramush Haradinaj, dhe bashkëshortja e tij, Anita.

Ai për Kurtin tha se e kanë kryetar të zemrave, ndërsa shtoi se nuk beson që ka krahë të ndryshme në Vetëvendosje, vetëm se, sipas tij, ka mendime të ndryshme brenda një organizatave që ka shumë mendime për cështje të ndryshme.

Për ta kuptuar përgjigjen e plotë të Haskukës, ndiqeni videon në vazhdim nga minuta 03:40.

.

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit