2.6 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Festivali i Stripit dhe Karikaturës në Prizren mbledh artistët shqiptarë dhe të huaj

Festivali stripit dhe karikaturesNë qytetin e Prizrenit për tri ditë me radhë u zhvillua Festivali i Stripit dhe i Karikaturës. Forma e paraqitjes së realitetit në karikaturë dhe paraqitja e tij nëpërmjet ilustrimeve, në formën e stripit, ka mbledhur adhurues e të ftuar të kësaj shprehjeje artistike në këtë festival, që u zhvillua nga data 14 deri më 16 shtator, ku nuk munguan dhe të ftuar nga Shqipëria.

Drejtori i këtij festivali, Gani Sunduri u shpreh se festivali ka pasur sukses, dhe këtë vit numri i të pranishmëve ka qenë më i madh.

“Qëllimi i këtij festivali është që të ringjallë artin e nëntë, ku përfshihet edhe karikatura dhe stripi”, pohon Sunduri, shkruan Sotnews. Më tej ai ka shtuar se Festivali i Stripit dhe Karikaturës ka për qëllim që t’i nxisë të rinjtë të marrin pjesë në festivale, të prezantojnë punën e tyre para të tjerëve dhe të ushtrojnë talentin e tyre.

Festivali nuk ka karakter garues dhe qëllimi i tij mbetet zhvillimi i stripit dhe karikaturës në Kosovë. Por përveç kësaj, një tjetër arsye pse festivali nuk është garues është buxheti i vogël që ka ai.

“Edhe këtë vit ka qenë tema e lirë. Artistët mund të paraqiteshin me tema të ndryshme. Gjendja aktuale, kriza ekonomike, situata në Lindje, e korrupsioni, janë disa nga temat që e kanë karakterizuar këtë edicion”, u shpreh drejtori i festivalit.

Këtë vit ishin pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Turqia, Gjermania, të cilët para të pranishmëve prezantuan punën e tyre.

“Kemi pasur edhe të ftuar të tjerë nga Akademia e Arteve të Tiranës, studentë të rinj që janë duke punuar në këtë fushë të artit, dhe janë të inspiruar në atë mënyrë shumë të mirë, sepse dëshirojë të dinë se si punohet stripi dhe karikatura”, pohon Sunduri, drejtori i festivalit. “Nga Maqedonia ishin katër, nga Bullgaria një, dy nga Italia një nga Turqia dhe një nga Gjermania, ndërkaq nga Kosova ishin tre artistë”, vijon më tej drejtori Sunduri.

Këtë vit Festivali i Stripit dhe Karikaturës është përkrahur nga Ministria e Kulturës së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mot i ftohtë dhe me reshje bore gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se mot i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore do të mbizotërojë deri ditën e mërkurë, ndërsa...

Vetëvendosje akuzon drejtorin Lamaj për manipulim të çmimit të shtyllave elektrike në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimeve Publike të kësaj komune, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së...

Lajmet e Fundit