Paralajmërimi i PDK-së për Mytaher Haskukën

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, po e pret 100-ditëshin e Qeverisë së kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Pas kësaj periudhe kohore, ata paralajmërojnë se do të fillojnë me reagime, për punën e tij.

Sekretari i PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu, ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se kanë shumë për të thënë për qeverisjen e Haskukës.

“Jemi duke e pritur 100-ditëshin, pastaj do të fillojmë t’i publikojmë reagimet tona. Kemi shumë reagime për këtë Qeveri”, ka thënë Kryeziu.

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit