14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Plisat krahasojnë atë që ndodhi dje në Prizren me një ngjarje të ’83-s që lidhet me Vokrrin

Tifozët e klubit të futbollit Prishtina, “Plisat”, kanë bërë analogji në mes të asaj që ndodhi dje në Prizren, dhe një ngjarje që ka ndodhur në futbollin e Kosovës në vitin e largët 1983.

Prishtina, në minutat e fundit të lojës shtesë, nëpërmjet Mërgim Pefqelit shënoi kundër Lirisë golin i cili e mban në luftë për titull të kampionit, dhe rrjedhimisht rrugën për në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve. Barazimi ndaj Lirisë, derisa klubi Drita nga Gjilani në të njëjtën kohë ishte duke fituar ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë e përfundonte punën me kampionin e Kosovës.

Goli i Pefqelit e la të hapur garën, dhe kampioni do të shpallet në ndeshjen e drejtpërdrejt që do ta kenë Prishtina e Drita, në Pejë. Të parës i duhet fitore me avantazh prej dy golash, derisa Dritës i mjafton edhe barazimi, meqë tash për tash, në tabelë ka 3 pikë më shumë të tubuara.

Shpërthim i jashtëzakonshëm gëzimi ndodhi në radhët e Plisave, të premten, që në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit kishin mbushur lindjen.

Ben Kajtazi, anëtar i tifo grupit “Plisat” ka postuar analogjinë në profilin e tij në Facebook.

“Loja e njëjtë, tribuna e njëjtë, shpërthimi i njëjtë, veç viti tjetër
#Prishtina #Plisat #DritenEshkymimNa”, ka shkruar Kajtazi.

Në fotolajmin e gazetës së vitit 1983 thuhet se “pas golit të parë në ndeshjen Liria – Prishtina (0:2), të cilën e shënoi Vokrri në minutën e 73-të, e gjithë ‘lindja’ u çua në këmbë”.

Image

Më Shumë

Përfundon rruga fushore mbi 1.2 kilometra në Medvec, investim në mbështetje të fermerëve

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka vizituar fshatin Medvec për të parë nga afër përfundimin e punimeve për hapjen...

Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitin 2025, Në deklarimin e pasurisë në APK, kryetarja...

Lajmet e Fundit