25.1 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Fshehën emrat e kandidatëve për drejtorë e zëvendësdrejtorë të shkollave në Prizren

Është mbyllur konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në Prizren.

Numri i aplikusve nuk dihet.

Komuna e Prizrenit, ka preferuar t’i mbajë të fshehur emrat e kandidatëve.

“PrizrenPress”, ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit dhe zëdhënësja e Komunës, Besama Hoxha, numrin dhe emrat e konkurruesve për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave, mirëpo nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se emrat e tyre janë duke u mbajtur të fshehur për shkak kalkulimeve politike të koalicionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave.

“Është duke u bërë një luftë e madhe mes partnerëve të koalicionit. Secila parti po tenton të emëroji në këto pozita, sa më shumë njerëzit e vetë”, tregon një burim i afërt me procesin e zgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se procesi i përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave, do të bëhet në mënyrë transparente.

“Është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për Komunën tonë”, ka shkruar Haskuka

Ai, ka ftuar të gjithë kandidatët që kanë aplikuar, të lexojnë udhëzimin për procedurën e zgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, i cili do të shërbej për krijimin e mundësive për përzgjedhjen e personave më të aftë për këtë punë, “ndërsa Komunës do t’i sigurojë transparencë në këtë proces”.

Thirrjes së Haskukës, ndërkaq nuk po i besojnë disa nga kandidatët që kanë konkurruar për drejtor të shkollave.

Ata, me kusht anonimiteti, i kanë thënë “PrizrenPress”-it, se kandidatët që kanë mbështetje politike tashmë kanë filluar të promovohen si drejtor në shkollat ku punojnë.

“Nuk e di si po thotë kryetari që procesi do të jetë transparent, kur për secilën shkollë po dihet se kush do të zgjedhet drejtor. Vetë kandidatët që kanë mbështetje politike, hapur po e promovojnë zgjedhjen e tyre si drejtor në shkollat ku kanë konkurruar “.

Drejtoria e Arsimit në Prizren, muaj e kaluar ka shpallur konkurs për 19 drejtorë dhe 2 zëvendësdrejtorë të shkollave. Konkursi është mbyllur me 8.5.2018 të këtij viti. Intervistat ende nuk janë mbajtur.
/PrizrenPress.com/

Më Shumë

VLEN: Tetova dhe Prizreni lidhen me energji, sjellim interkoneksionin historik

VLEN në një kumtesë për media thotë se nën udhëheqjen e tyre për herë të parë, ndërtohet interkoneksioni energjetik Tetovë–Prizren, projekt strategjik që sipas...

Nesër në Rahovec kujtohet poeti Xhevdet Bajraj

Nesër, më 22 qershor, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Kodrën e Gradishit, afër fshatit Xërxë të komunës së Rahovecit, do të mbahet ora...

Lajmet e Fundit