13.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Prizren: Vodhi nënën e vet, dënohet më 1 vit burgim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit me iniciale S.Ç. nga Prizreni, pasi e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 parag.1. të KPRK-së, dhe veprës penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara gjatë kryerjes së veprës penale nga neni 345 par 2.të KPRK-së i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro .

Sepse me datën 30.01.2017, rrethe orës 16.00 në Prizren në shtëpinë e tij familjare, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarës me iniciale H.Ç. nënës së vet, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm kur anëtarët e familjes nuk ishin në atë shtëpi ( ngase përkohësisht jetojnë në një shtëpi tjetër), i merre çelësat e derës hyrëse të shtëpisë dhe me përdorimin e forcës, me kaçavidë e hap valixhen e cila ishte me kod, nga aty merr unaza të arit me vlerë prej 300,00 (treqind) euro dhe të njëjtat i shet në argjendarinë (Baki) në Prizren.

I akuzuari i dytë me iniciale B.M. nga Prizreni Gjykata e ka shpallur fajtorë për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 parag.1. të KPRK-së, dhe veprës penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara gjatë kryerjes së veprës penale nga neni 345 par 2.të KPRK-së i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 300,00 (treqind) euro .

me datën 31.01.2017 në orët e mëngjesit në Prizren, në lokalin e tij, pranon, fsheh pasurinë për të cilën ka mundur ta dijë se është përfituar me kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që nga i pandehuri i parë blen dy unaza vlera e të cilave ishte 300,00 (treqind) euro, ndërsa ky i blen në vlerë prej 90,00 (nëntëdhjetë) euro.

Më Shumë

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ligjëron në Akademinë Ndërkombëtare të FBI-së

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, po merr pjesë në një Akademi Ndërkombëtare për zbatim të ligjit, e organizuar nga Federal Bureau of Investigation. Gjatë kësaj...

Lajmet e Fundit