Veseli e kaloi syfyrin me qytetarët e Prizrenit

Kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me qytetarë ka pritur syfyrin e natës së kaluar në qytetin e Prizrenit.

Veseli, qëndrimin në këtë qytet e ka vlerësuar si kënaqësi.

“Bashkë me shumë qytetarë, për syfyr në Prizren. Qëndrimi në këtë qytet të bukur është gjithmonë kënaqësi. Sa më shumë dashuri dhe solidaritet për njëri-tjetrin”, ka shkruar ai.

Për nder të muajit të Ramazanit, Veseli kishte paralajmëruar organizimin e iftarit dhe syfyrit në Prishtinë dhe Prizren, për të nderuar përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, nxënës të medresesë dhe personalitete të tjera të besimit islam në Kosovë.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit