Në Sallagrazhdë të Suharekës përurohet “Guri i Lirisë”

Veteranët e luftës së UÇK-së nga fshati Sallagrazhdë, kanë përuruar gurin e quajtur “Guri i Lirisë”, i vendosur në Sheshin “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” në këtë fshat.

Simboli “guri” i dedikohet luftëtarëve të të gjitha kohërave të fshatit Sallagrazhdë.

Të pranishëm në këtë organizim ishin nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, klerikët fetarë, zv/ministri Sami Hajdaraj, kryetari i OVL së UÇK-së Destan Zekolli dhe qytetarë të shumtë.

Po ashtu janë zbuluar edhe dy pllaka në shtëpinë e Milazim Vatës dhe Shefqet Sopaj të cilat kanë shërbyer gjatë luftës së UÇK-së.

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit