6.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Prizren, vrasje në tentativë, policia i gjen armë dhe 202 plumba

Një person është arrestuar për vrasje në tentativë. Ngjarja ka ndodhur dje në në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Policia ka njoftuar se i arrestuari pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri një person duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit policia ka gjetur dhe sekuestruar një revolver, tri pistoleta (dy prej tyre, njëra me gaz dhe tjetra lodër), dhe 202 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Përkujtohen me nderime dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi

Në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, janë përkujtuar sot me nderime të larta dëshmorët e kombit Visar M. Hoti dhe Safet L. Latifi,...

Malisheva pret Ballkanin, debuton “Profesori”

Malisheva do të jetë nikoqire e Ballkanit në kuadër të javës së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, në një përballje me peshë...

Lajmet e Fundit