17.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Veseli e Shurdhaj mbështesin Kilajn për kryetar të Malishevës

PDK-Kilaj-Veseli-ShurdhajNënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, kanë qëndruar sot në Malishevë, për t’i dhënë kështu, mbështetje të fuqishme kryetarit aktual dhe kandidatit për kryetar të Malishevës Isni Kilajt, i cili i ka njoftuar me rrjedhat e përgjithshme në PDK të Malishevës dhe me zhvillimet e fundit, rreth përgatitjeve për fushatën elektorale.

“Në këtë takim u konstatua se fryma dhe mobilizimi i aktivistëve të PDK-së, është i jashtëzakonshëm, pasi janë angazhuar 1500 aktivistë, në çdo vendbanim të Malishevës, të cilët do të merren me përgatitjen e fushatës në vendet e tyre.

Aderimet e vazhdueshme në PDK, puna ekipore, programi i PDK-së dhe disponimi i popullatës, e siguron fitoren bindëse të PDK-së, qysh në raundin e parë”, thuhet në kumtesë të kësaj partie.

Ndërkaq, Veseli dhe Shurdhaj, e siguruan kryetarin Kilaj, se do ta ketë mbështetjen e plotë të PDK-së, si dhe pas zgjedhjeve, përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në realizimin e projekteve kapitale, përfshi edhe rrugën e transitit për Malishevën./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbahet konsultim publik në Prizren për nevojat e personave me aftësi të kufizuara

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me PREDA Plus, ka mbajtur një konsultim publik në kuadër të projektit “EMPOWERED – Përfshirja e Personave me Aftësi...

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2014 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit