Rooneyt i ndodh e papritura në SHBA, pasi shënon gol i thyejnë hundën

Wayne Rooney ka debutuar ditën e djeshme në kampionatin amerikan të futbollit MLS me ekipin e DC United.
Ish-sulmuesi i Manchester United mbajti njëkohësisht në krah edhe shiritin e kapitenit, duke arritur të shënojë dhe një gol.

Por përveç kësaj ish-kapiteni i Anglisë pësoi dhe një dëmtim të rëndë në këtë takim të parë, pasi në një dyluftim gjatë lojës theu hundën, duke e detyruar të bëjë 5 qepje për të ndaluar gjakderdhjen.

Vetë Rooney e ka ndarë këtë eksperiencë me një status pas ndeshjes duke bërë një përmbledhje të shkurtër të asaj çfarë ndodhi në fushën e blertë.Natyrisht një debutim mjaft i veçantë ky për të në SHBA.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit