32 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Roja e “Sharrit” rrëfen se si u rrah nga prerësit ilegalë të pyjeve(Video)

Tentimi për të vjedhur drunj në zonën publike të parkut nacional të Sharrit, u bë shkak i rrahjes së rojës së pyllit, Jemin Shala.

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes të së enjtes, teksa po kthehej nga puna, Shala u sulmua nga tre persona, raporton KTV.

Ai tregon se për personat në fjalë kishte dorëzuar lëndë në gjykatë para dy vjetësh, dhe së fundi gjykata kishte marrë vendim për gjobitjen e tyre.

Shala tregon se po të njëjtit i kishin hasur disa herë teksa bënin prerje ilegale dhe i kishin dorëzuar edhe në polici.

Për këtë, drejtori i parkut Sharri, Bajram Kafengjolli, ankohet se rastet e tilla kur rojet e pyllit janë sulmuar fizikisht dhe përmes presionit indirekt janë shpeshtuar.

Kafengjolli tregon se ka pasur disa raste që rojet e pyllit janë larguar nga puna si pasojë e kërcënimeve.

Derisa nuk kanë asnjë pajisje për vetëmbrojtje.

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se kanë arrestuar dy perona.

“Më 18.10.2018, rreth orës 19:20 në Qendër të fshatit Mushtisht, tre të dyshuar K.B, F.B dhe F.B e kanë sulmuar dhe rrahur rojën e Parkut Nacional J.Sh., me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore, viktima është dërguar në trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në lidhje me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve K.B. dhe F.B. të ndalohen për 48 orë, ndërsa i dyshuari F.B. lirohet dhe rasti ndaj tij shkon me procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen nga zyra për informim në Policinë Rajonale të Prizrenit.

Për vargmalet e Sharrit, shumë herë ka pasur ankesa nga qytetarët për shkatërrim të pyjeve, dukuri kjo që po ndodh që nga paslufta.

Më Shumë

Kulti i vëllezërve martirë – nga Flori e Lauri te Muji e Halili

Enver Sulaj Në Këngët Kreshnike (Gjergj Elez Alia, balada Konstandini e Doruntina, Ali Bajraktari etj.) deri më tani është nënvizuar lidhja mes vëllait dhe motrës...

Kosovarët “vërshojnë” drejt bregdetit – kolona të gjata në kufi me Shqipërinë në ditën e parë të Bajramit

Dita e parë e Kurban Bajramit ka sjellë fluks të madh të qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar, duke shkaktuar kolona të gjata në pikën...

Lajmet e Fundit