Letra e vetëvrasjes së Bodlerit shitet për 234 mijë euro

Një letër e Charles Baudelaire, në të cilën njoftonte se do vriste veten është shitur në ankand për 234 mijë euro.

Letra e shkruar nga poeti francez i shekullit XIX, daton më 30 qershor 1845. Ajo i drejtuar të dashurës e tij, Zhin Dyval shkruan Bbc. Poeti, i cili ishte 24 vjeç në atë kohë, u përpoq të bënte vetëvrasje atë ditë, por mbijetoi.

“Në kohën që do ta kesh marrë këtë letër, unë do të kem vdekur. Po vras veten sepse nuk mund të jetoj më, as të mbaj barrën e rënies në gjumë dhe as të zgjimit përsëri”, shkruante në letër Bodler.

Shkrimtari, i cili kishte probleme me paratë pas harxhimit të trashëgimisë së tij, qëlloi veten në gjoks, por nuk pësoi lëndime të rënda. Ai jetoi edhe për 22 vite të tjera, duke shkruar në atë kohë një vëllim që krijoi reputacionin e tij, Les Fleurs du Mal (Lulet e së keqes).

Poeti i njohur vdiq nga sifilizi në 1867. Faqja e ankandit tha se letra iu shit një blerësi privat me trefishin e çmimit që ishte parashikuar./ KultPlus.com

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit