14.2 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Opozita në Prizren kërkon nga Thaçi, që ta paguajë faturën e darkës me mësimdhënës

SONY DSCKëshilltarja e LDK-së në Asamblenë Komunale në Prizren, Lulije Buzhala kërkon nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi që të paguajë darëkn e shtruar me mësimdhënës në fillim të shtatorit. Sipas saj, Thaçi në atë darkë ka bërë fushatë elektorale me mësimëdhënës.

Buzhala ka kërëkuar edhe nga Drejtoria e Finacave nëse është pranuar fatura për këtë darkë dhe sa ka kushtuar ajo. “ Nëse është pranuar fatura e darkës së shtruar së shtruar për mësimdhënësit e Komunës së Prizrenit atëherë ajo ëhstë mirë t’i jepet Hashim Thaçit , sepse në emër të tij janë ftuar mysafirët dhe ai në atë darkë vetëm ka bërë fushatë”, ka thënë Buzhala.

Kryesusi i AK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu ka reaguar ndaj kërkesës së këshilltarës së LDK-së, Lulije Buzhala. Sipas tij, Hashim Thaçi është kryeministër i Kosovës dhe se këshilltarja Buzhala nuk ka të drejtë të bëjë kërkesa të tilla.  “Ai është kryeministër dhe ka ndodhur që është edhe kryetar i një partie. Faturën e darkës e paguajm ne, sepse kryetari i Komunës Ramadan Muja e ka ftuar kryeministrin dhe mësimëdhënësit në një darkë të përbashkët”, tha Kryeziu.

Darka për mësimdhënësit e Komunës së Prizrenit,sivjet është shtruar më 2 shtator në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Kryeministri hashim Thaçi gjatë kësaj darke pat premtuar se do të rrisë pagat e mësimdhënësve ne vitin 2014. Ai po ashtu ka premtuar se një vit më pas do të nisë pagesa e stazhit për arsimtarët që kanë punuar gjatë viteve ’90. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Më 29 tetor fillon pushimi vjeshtor për të gjitha shkollat e Kosovës

Nxënësit e shkollave të Kosovës do të kenë pushim treditor këtë javë, nga 29 deri më 31 tetor 2025, sipas kalendarit zyrtar të vitit...

Liria e Prizrenit fiton në Pejë ndaj Besës

Në një ndeshje dinamike dhe me gola të bukur, Liria e Prizrenit ka triumfuar me rezultat 1:3 ndaj Besës së Pejës, raporton PrizrenPress. Pjesa e...

Lajmet e Fundit