7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Shkollat serbe ende punojnë me sistemin paralel të arsimit

Shkolla serbeNë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ende nuk është shtruar çështja e arsimit serb në Kosovë, thotë për Radio Kosovën, zëvendësministri i arsimit, Nehat Mustafa. Ai theksoi se edhe këtë vit do të vazhdojë sistemi paralel i arsimit që bazohet në plan programet e shtetit serb.

Nxënësit komunitetit serb në vendin tonë vazhdojnë të mësojnë se Kosova është pjesë e Serbisë. Shkollat serbe ende punojnë me sistemin paralel të arsimit, me plan-programe të Serbisë. Zëvendësministri i arsimit, Nehat Mustafa, tha pwr Radio Kosovwn se ky problem ende nuk është shtruar për diskutim në bisedimet Kosovë-Serbi.

“Ne e dimë që çështja e arsimit ende nuk është shtruar në rend dite për diskutim, që do të thotë se edhe këtë vit vazhdon me sistemin paralel të organizimit në gjuhën serbe, i cili bazohet në plan programet e Republikës së Serbisë. Natyrisht se këtu nuk janë vetëm qytetarët serb të përfshirë, por kemi edhe një pjesë të komunitetit goran, të cilët janë në Komunën e Dragashit, që janë duke mësuar me plan programet e Serbisë”, tha ai.

Mustafa bëri të ditur se në tri vitet e fundit ka pasur një numër të madh të qytetarëve serbë që kanë kaluar në sistemin e arsimit legal të Republikës së Kosovës. Ai thotë se me Ligjin për Arsimin lejohet që nxënësit të përdorin tekste shkollore dhe plan-programe nga Republika e Serbisë. Por, paraprakisht, ata duhet t’i drejtohen për miratim Ministrisë së Arsimit të Kosovës.

“Nëse ato plan programe dhe tekste shkollore përmbajnë elemente që cenojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, atëherë iu kërkohet që të ndryshojnë. Në rast se at nuk pranojnë t’i ndryshojnë, atëherë pala serbe mund t’i drejtohet Komisionit të pavarur për shqyrtimin e materialeve dhe teksteve shkollore në gjuhën serbe dhe pastaj komisioni jep vlerësimin pozitiv”, theksoi ai.

Mustafa mendon se në momentin kur çështja e arsimit të shtrohet për diskutim ndërmjet dy vendeve, Serbia do ta shikojë se nuk është në interes të qytetarëve serbë që të vazhdojnë të mësojnë me plan programe të Serbisë dhe me emërtime të shkollave nga Republika e Serbisë, sepse siç tha ai, diplomat e tilla nuk janë valide në asnjë vend të Evropës.

Ministria e Arsimit i mban kontaktet me shkollat serbe përmes drejtorive të Arsimit nëpër komuna. Ndërkohë, janë shënuar hapa pozitivë në komunat e reja, ku, të paktën, janë formuar drejtoritë komunale. Mirëpo, jo gjithmonë këto drejtori kanë bashkëpunim me shkollat të cilat ende vazhdojnë të jenë nën kontroll të Ministrisë së Arsimit të Serbisë.

Më Shumë

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit