LDK kërkon përkrahjen e Banjës për kandidatin e saj

SalihMorina-ldk malisheveDega e LDK-së në Malishevë ka mbajtur një takim në Banjë për të kërkuar mbështetje për Salih Morinën, kandidat i tyre për kryetar të komunës së Malishevës. Morina ka shpalosur disa nga pikat e programit të tij duke u shprehur se do të angazhohet që problemi i pronave të fshatit Banjë dhe të fshatrave tjera përreth si dhe problemi i kanalizimit në këtë fshat do të zgjidhen përfundimisht.

Ai ka theksuar se fshati Banjë ka pësuar si rezultat i thyerjeve politike brenda partisë në pushtet dhe premtoi se me LDK të gjithë të gjithë do të përfitojnë njëjtë nga buxheti dhe resurset e komunës. Ai, gjithashtu, ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje për gurëthyesit e shumtë që po e vështirësojnë jetën e banorëve të Banjës dhe fshatrave të tjera në afërsi.

I pranishëm në këtë tubim Ismet Beqiri, ka falënderuar banorët e Banjës për përkrahjen e tyre që po tregojnë ndaj LDK-së dhe u garantoj atyre se me udhëheqjen e LDK-së në Komunë të Malishevës do të ndalen keqpërdorimet dhe mashtrimet ndaj qytetarëve. Ai i ftoi ata që të dalin në zgjedhje dhe të heqin nga pushteti ata që kanë ardhur në pushtet me vota të vjedhura.

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit