Ish luftëtarët e UÇK-së protestojnë në Mitrovicë

OVLDega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë ka njoftuar se në bashkëpunim me selinë qendrore, organizojnë protestë gjithëpopullore kundër arrestimit të bashkëluftëtarëve, Ismet Haxha dhe Nexhat Çubreli.

Protesta mbahet sot në Mitrovicë. Kurse, vendtakimi i protestuesve bëhet në ora 12:00 në Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë.

Ndryshe,Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas arrestimit të ish ushtarëve të UÇK-së nga Zona Operative e Shalës nga ana e EULEX-it.

Në reagim thuhet se, EULEX, edhe pse i ka ditët e numëruara të mandatit, po mundohet të argumentojë se i vetmi qëllim i tij është njollosja e luftës së UÇK-së.

“Rasti i fundit i arrestimit të bashkëluftëtarëve tonë nga ZO e Shalës, është vetëm edhe një rast tjetër ku qartë vërehet tendenca politike e EULEX-it kundër luftës çlirimtare. Ky arrestim ndodh disa ditë pasi shefi i këtij misioni, e ngatërroi detyrën e tij, duke dhënë deklarata nga të cilat nuk dihej se a është shef i misionit, gjykatës apo prokuror. Kjo tregon degradimin e skajshëm të këtij misioni, njëanshmërinë dhe joprofesionalizmin e tyre”, thuhet në reagim.

Sipas OVL-së së UÇK-së, zyrtarët e këtij misioni nuk dinë dallimin në mes të gjyqësisë dhe politikës, dhe se gjithçka që prodhuan me procese të tilla ishin spektaklet mediave, të cilat nuk kanë të bëjnë me drejtësinë.

Më Shumë

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Lajmet e Fundit