12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Komuna e Prizrenit ia rrënon terrasën lokalit të familjes së ish-drejtorit të Inspektoratit Bujar Hasani – FOTO

Komuna e Prizrenit ka nisur rrënimin e terrasës së lokalit të familjes së ish drejtorit të Inspeksionit të Komunës së Prizrenit, Bujar Hasani.

Siç raporton gazetari i KALLXO.com, inspektorët e kësaj komunë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbikëqyrur aksionin për rrënimin e terrasës.

Ish-drejtori i Inspeksionit, i cili ishte akuzuar pikërisht për çështjen e kësaj terrase, Bujar Hasani, ka thënë për KALLXO.com se terrasën po ia rrënon inspektori i cili kishte qenë i bashkakuzuar me të dhe se në procesin gjyqësorë kishte deklaruar se terrasa ishte e ndërtuar sipas ligjit.

“Inspektorati ka marrë vendim për largimin e kësaj hapësire. I njëjti inspektor që ka qenë i bashkakuzuar me mua. Enver Bytyqi, i cili gjatë gjykimit kishte deklaruar që ky ndërtim është në përputhje me ligjet në fuqi, dhe se prona ku është ngritur objekti nuk është pronë publike, e tash ka marrë vendim për rrënim”, ka thënë Hasani.

“Unë kam bërë padi në Gjykatën për çështje administrative, sepse e kam të drejtën e ankesës ndaj vendimit për rrënim, por inspektorati nuk ka pritur një vendim të gjykatës, kanë vepruar një-anshëm dhe me nguti. Unë do t`i ndjekë rrugët ligjore për këtë çështje”, ka thënë Hasani për KALLXO.com.

KALLXO.com ka bërë përpjekje që të marrë një përgjigje nga ana e Inspektoratit të Komunës së Prizrenit, mirëpo deri në momentet kur është publikuar shkrimi, ata nuk janë përgjigjur.

KALLXO.com kishte raportuar që nga fillimi lidhur me terrasën e lokalit i cili fillimisht ishte në emrin e ish drejtorit të Inspektoratit Bujar Hasani i bartur më pas në emrin e djalit të tij.

Pas raportimeve të KALLXO.com prokuroria e Prizrenit kishte nisur hetime të cilat kishin rezultuar me ngritjen e aktakuzës ndaj Bujar Hasanit dhe Enver Bytyqit.

t.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com rreth procesit gjyqësorë ndaj Bujar Hasanit mund t`i lexoni duke klikuar në LINK

Më Shumë

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit