9.4 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Dënohet me 150 euro gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për vjedhje pylli në Dragash

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, e ka dënuar me 150 euro gjobë të akuzuarit për vjedhje të pyllit, Ardijan Fetahu.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Bekri Vehapi, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohej, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari është shprehur se ndihet i penduar për veprën që e ka kryer dhe ka kërkuar nga gjykata që gjatë shqiptimit të dënimit t’i merr parasysh rrethanat lehtësuese.

Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar as prokurori Milot Krasniqi, pasi siç ka thënë ai, ky pranim është bërë në mënyrë të vullnetshme.

Gjykatësi Vehapi, të pandehurin e ka obliguar edhe me shpenzimet procedurale dhe atë 20 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe 30 euro në emër të viktimave të krimit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 12 nëntor 2018 nga Prokuroria Themelore në Prizren, Ardijan Fetahu akuzohet se më 11 tetor 2018, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Vllatk” në Dragash,  me qellim të vjedhjes, me sharrë motorike ka prerë dru, në total 2.72 m3, me ç ‘rast Komunës së Prizrenit, Drejtorisë për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari, i shkakton dëme material.

Me ketë veprim, akuzohej se ka kryer veprën penale “vjedhja e pyllit” nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.

Më Shumë

Nëna e raporton zhdukjen e vajzës së saj në Prizren

Një nënë në Prizren, ka raportuar vajzën e saj të zhdukur në Polici të Kosovës. Sipas raportimit të Policisë, ankuesja ka raportuar se vajza e...

Ndalohet për 48 orë prokurori që u arrestua për marrje ryshfeti

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh të dyshuarit, B.Sh., për kryerjen e veprës penale “Marrja e...

Lajmet e Fundit