Përfundon pjesa e parë e intervistimit të Burdushit, deklarohet i pafajshëm

Pas dy orësh, ka përfunduar pjesa e parë e marrjes në pyetje të Hysri Peqanit, të njohur me emrin Burdushi. Pjesa tjetër e intervistimit pritet të mbahet javën e ardhshme

Avokati i Peqanit, Asdren Hoxha, ka thënë se klienti i tij është deklaruar i pafajshëm për të katër akuzat për të cilat Prokuroria Themelore e Prizrenit pretendon se i ka kryer.

Ndërkaq Hoxha është shprehur se Peqani nuk do ta vazhdojë grevën të cilën e kishte nisur, pasi sipas tij ajo tashmë e ka arritur qëllimin e saj.

Burdushi që për shumë vjet ka qenë i njohur si mjek popullor është dënuar për mashtrim dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe shmangie të tatimit.

Burdushit, me vendim Gjykatës, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, ashtu që kjo masë do të zgjatë deri më 16 shkurt 2019./Express/

Më Shumë

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Lajmet e Fundit